Çuditë e Piolit: Bëjmë gabime, por po përmirësohemi

schedule23:47 - 3 Nëntor, 2019

schedule 23:47 - 3 Nëntor, 2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli menjëherë për mediet italiane pas humbjes 1-2 kundër Lazios. Strategu i kuqezinjve tha se skuadra e tij bën ende gabime, por po sheh shenja përmirësimi.

“Sipas mendimit tim, ekipi po përmirësohet. Sigurisht, për tabelën dhe situatën ku ndodhemi, ishte e rëndësishme për të fituar, por performanca ishte prezente sot”, tha Pioli fillimisht.

“Ne morëm përsipër disa rreziqe për të krijuar panik te kundërshtarët, duke i shtyrë ata deri në fund dhe besoj se tani jemi në rrugën e duhur.

“E gjitha çfarë mund të bëjmë është të vazhdojmë të përmirësohemi përgjatë këtyre linjave. Pashë një ekip që luftoi shumë për 95 minuta. Unë nuk pashë një ekip që po nuk po mundohej apo po frikësohej.

“Ende bëjmë shumë gabime, por kur unë erdha, lojtarët kishin frikë dhe ishin në ankth. Tani nuk e kemi një gjë të tillë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!