Donald Trump Jr., djali i presidentit të SHBA, ka bërë thirrje që statujat që po rrëzohen në mbarë Amerikën të zëvendësohen me statujën e babait të tij, pasi siç thotë ai është më e qëndrueshme.
Djali i presidentit u përfshi në debat për monumentet raciste dhe konferderale në vende publike të martën, duke sugjeruar që statuja e presidentit Trump të vendoset në vendin ku janë hequr statujat e mëparshme.
“Dëshironi të ruani monumentet tona? Le të bëjmë një lëvizje që do të zëvendësojë çdo statujë të rrënuar gjatë këtyre trazirave me një statujë të re dhe më të guximshme të @realDonaldTrump, ‘shkroi ai në Twitter.
Përdoruesit e Twitter ishin më pak të sigurt për idenë, duke thënë se e gjithë kjo është për të larhuar monumentete me mesazhe kundër racizmit.
“Nuk jam i sigurt se ai e kupton atë që po thotë këtu”, ka shkruar një komentues. /abcnews.al