Çudia e ish-klubit të Sadikut, largon lojtarin 3 ditë pasi kishte firmosur

schedule09:57 - 2 Shkurt, 2021

schedule 09:57 - 2 Shkurt, 2021

Deri para disa ditësh pjesë e Erzurumspor ishte Armando Sadiku, teksa elbasanasi vendosi të largohet në Bolivi, ku fiton pagë prej rreth 1 milionë euro në sezon te Bolivar.

Përveç largimeve klubi i Superligës turke bëri shumë afrime për të shpëtuar sezonin, mes tyre është Yacouba Coulibaly, i cili erdhi nga klubi i Le Havre në Francë.

Por e papritura ndodhi mbrëmjen e djeshme. Erzurumspor njoftoi se ka ndërprerë kontratën me 26 vjeçarin, vetëm 3 ditë pasi kishte njoftuar nisjen e bashkëpunimit.

Mediet turke ende nuk bëjnë të qartë shkakun e largimit të mbrojtësit të majtë. Te Erzurumspor këtë merkato kaloi edhe Elbasan Rashani i Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!