Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije në mbledhjen e përbashkët të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare, se mes dy vendeve do shkëmbehen në kohë reale të dhënat për ndryshimin e gjendjes civile të qytetarëve.
“Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të ndryshimit të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në shtetet respektive. Pra një shtetas i Kosovës, martohet në Shqipëri, lajmërohet në kohë reale Kosova dhe anasjelltas. Ky vendim për t’i nmdërpresë rrugën çdo manipulimi”, tha Çuçi. /abcnews.al