Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çuçi: Nënshtetësi shqiptare të huajve me kontribute të veçanta

schedule13:09 - 6 Prill, 2022

schedule 13:09 - 6 Prill, 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që t’u jepet nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, ministri theksoi se ky vendim është një instrument i rëndësishëm.

“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha Çuçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!