Mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado nuk do të qëndrojë me skuadrën për sezonin e ri.
Sipas Fabrizio Romano, futbollisti nuk do të rinovojë kontratën me klubin torinez, e cila skadon të premten, më 30 qershor. Kështu, 35-vjeçari kolumbian do të largohet nga skuadra si lojtar i lirë.
Më herët u raportua se Juventusi i ofroi një kontratë të re Cuadrados me ulje page.
Juventus përfundoi në vendin e shtatë në ligën italiane sezonin e kaluar. /G.D /abcnews.al