Çrregullimet e ankthit: Shenjat që nuk duhet të injoroni

schedule12:04 - 24 Nëntor, 2020

schedule 12:04 - 24 Nëntor, 2020

Shumica e njerëzve përjetojnë frikë dhe ankth, por kur stresi bëhet kronik mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës së përditshme. Stresi merr forma të ndryshme dhe ndarja e “normales” nga ekzistenca e çrregullimit nuk është gjithmonë e qartë. Këtu janë simptomat më të zakonshme të çrregullimit të ankthit, shkruan abcnews.al.

Frika e paarsyeshme

Kur frika pushton personin dhe bëhet një pengesë për jetën normale, kjo mund të tregojë një çrregullim ankthi në formën e fobisë. Fobitë karakterizohen nga fakti se stimuli i frikës nuk është me të vërtetë aq i rrezikshëm sa mendon personi.

Problemet e gjumit

Pagjumësia lidhet drejtpërdrejt me disa probleme shëndetësore, fizike ose psikologjike. Pagjumësia kronike dhe cilësia e dobët e gjumit në mënyrë sistematike mund të tregojnë një çrregullim ankthi. Gjumi i shoqëruar me lodhje gjatë ditës gjithashtu mund të tregojë ankth të fortë.

Dispepsi kronike

Sistemi i tretjes është veçanërisht i ndjeshëm ndaj stresit kronik. Kështu, simptomat psikosomatike të çrregullimit të ankthit mund të marrin formën e dhimbjes së fortë të stomakut, fryrjes së barkut ose ngërçeve të stomakut.

Sulmet e panikut

Një sulm i vetëm paniku nuk tregon domosdoshmërisht një çrregullim ankthi. Sidoqoftë, kur episodet janë të shpeshta, është e nevojshme të vizitoni një specialist. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!