E përditshmja spanjolle “Marka” e liston Cristiano Ronaldon nder favorite për të fituar çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Portugezi fitoi me Juventusin kampionatin dhe Superkupën e Italisë ndërkohe që me kombëtaren triumfoi në Nations League.
Fituesi i trofeut prestigjioz individual të “Topit te Artë” me shumë mundësi do të jetë njeri mes mbrojtësit të Liverpool Van Dajk ose Lionel Messit. Shtatlarti i “The reis” arriti të fitonte Ligën e Kampionëve ndërkohë që argjentinasi zhvilloi një sezon perfekt. Së fundmi e përditshmja spanjolle “Marka” i kushton një artikull yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo se mund të jetë pikërisht portugezi fituesi i “Topit të Artë”.
Cristiano zhvilloi një sezon pozitiv me Juventusin ku u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës ndërkohë që fitoi kampionatin Italian dhe Superkupën e Italisë. 34 – vjeçari u rendit vetëm i tretë në listën e golashënuesve të serie a me 21 gola.
Portugezi pati një rendiment të lartë edhe në Champions League ku ne dallim ka ndeshjet e tjera veçohet performanca ndaj Atletiko Madrid ku shënoi tre gola. Një sukses jo pak i rëndësishëm është edhe fitimi i Nations League me kombëtaren e Portugalisë. Cristiano Ronaldo udhëhoqi skuadrën drejt suksesit duke e dërguar në dy numrin e trofeve të fituara me kombëtaren e tij. Mbetet për t’u parë nëse Cristiano Ronaldo do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz individual por gara është tejet e vështirë./ABC News Albania 24/7