Cristiano Ronaldo si Bruce Lee, motra i publikon foton nga karantina

schedule09:27 - 24 Mars, 2020

schedule 09:27 - 24 Mars, 2020

“Dhe ne vazhdojmë të luftojmë, në shtëpi, me familjen dhe duke u kujdesur për trupin dhe mendjen”. Ky është mesazhi i Katia Aveiroo, motrës së portugezit Cristiano Ronaldo, postuar në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Juventusit ndodhet më Madeira, ku kishte shkuar për të parë nënën e tij në spital dhe ende nuk është kthyer në Torino për shkak të ndalimit të fluturimit në vendin fqinj, që po përjeton një tmerr prej Coronavirusit.

 

Foto e postuar nga Katia Aveiroo në “Instagram”

CR7 është nga ata që stërvitet shumë dhe gjatë kësaj periudhe izolimi nuk i ndahet palestrës, sikurse shikohet edhe në foton që motra e tij ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”. Portugezi duket në formë të mirë dhe tregon trupin e tij, që shpesh e kanë krahasuar edhe me Bruce Lee. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!