Pas përplasjes mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United, ylli portugez tashmë është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij, me informacione nga Anglia që thonë se agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë është në kontakt me Newcastle për një lëvizje të mundshme.
Sipas “Sun”, sulmuesi 37-vjeçar është një trup i huaj tek “Djajtë e Kuq”, me drejtuesit e klubit që mendojnë edhe ta lirojnë. Në rast se një gjë e tillë bëhet realitet, është e ditur se nuk do të jenë të pakta skuadrat që do të merren me rastin e tij, me skuadrën e Eddie Howe që tashmë ka firmën e tij.
E gjithë kjo, ditën që u hoq nga Old Trafford një poster gjigant i “CR7” , diçka që nuk mund të quhet rastësi për të ardhmen e tij. /G.D abcnews.al/