Cristiano Ronaldo ka shumë arritje, me një mentalitet fitues që e ka shfaqur gjatë gjithë karrierës së tij.
Ronaldo u vendos si një anësor i ri dhe i guximshëm nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, duke ndihmuar Manchester United të fitojë Premier League dhe Champions League përpara se të transferohej në Real Madrid në 2009 dhe të bënte histori atje.
Ish-trajneri sportiv i portugezit te Sporting, Carlos Bruno, gjatë vizitës së tij në bazën stërvitore të Real Madridit, pa se Cristiano mbante me vete një listë të arritjeve të tij.
Sipas Brunos, kur lojtari vuri re interesimin e tij, ai tha: “Jo keq, a?”
Me sa duket, Cristiano-s i pëlqente të përdorte arritjet e tij si motivim.
Kjo situatë përmendet në librin “Messi vs Ronaldo. Përballja më e madhe në historinë e futbollit”. /G.D abcnews.al/

