Kritikat për portugezin janë rikthyer që pas kalimit të tij tek Manchester United.
Ronaldo është kritikuar shumë për arsyen se nuk punon fortë në repartin defensive të ekipit.
Analistët sportive shpesh kanë thënë se Ronaldo nuk ndihmon ekipin kur kundërsulmohen.
Cristiano i ka dëgjuar këto kritika dhe ka folur për “Sky Sort”.
“E di dhe e kuptoj që ekipi ka nevojë për mbështetje në mbrojtje por roli im është të fitojmë, prat ë shënoj dhe të jap një fitore për ekipin.
Njerzit nuk duan të shikojnë këtë gjë sepse nuk më kanë qef, por të jem i sinqertë, jam 36 vjeç dhe i kam fituar të gjitha kështu që nuk shqetësohem se çfarë thonë të tjerët për mua.
Gjumi më ze rehat në mbrëmje sepse e kam ndërgjegjien e pastër, gjithësesi e kuptoj që më kritikojnë sepse lojtarët e mirë gjithmonë kritikohen.
Unë luaj gjithmonë për të fituar, por nëse krtikët nuk i ze gjumi pa më parë mua të kthehem në mbrojtje, do i mbyllë gojën në fushën e lojës”.
Këto kanë qënë replikat e Ronaldos në një intervistë për “Sky Sport”./abcnews.al