Tashmë e gjithë bota e njeh vullnetin e hekurt të Cristiano Ronaldos. Dietat ushqimore apo edhe orët e gjata në palestër janë disa nga arsyet dhe pse ylli i Juventusit vazhdon të jetë në këto nivele. Për ti konfirmuar dhe më shumë këto fakte, ka menduar shoku i tij, Jose Semedo, i cili tregon një prapaskenë mes tij dhe Cristianos.
”Ne po u kthenim nga Kina dhe piloti njoftoi se na kishte mbetur dhe 1 orë fluturim. Unë fillova të imagjinoja veten time në SPA që ai ka në shtëpi. Mendoja vetëm për t’u relaksuar pas atij udhëtimi të lodhshëm që po kalonim, por Cristiano është i çmendur. Ai më ftoi për vrap në orën 2:30 të mëngjesit dhe unë nuk mund të refuzoja. Është thjesht i pabesueshëm,” tregon portugezi gjatë një interviste.
35-vjeçari Semedo aktualisht aktivizohet tek Vitoria Setubal në Portugali. Miku i Ronaldos e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Championship, në Angli. Konkretisht ai është aktivizuar për Charlton Athletic dhe Sheffield Wednesday për tu rikthyer sërish në vendin e tij të lindjes. /abcnews.al