Cristiano Ronaldo bën gjestin fantastik, vë në dispozicion hotelin e tij në Marok për të prekurit nga tërmeti

schedule15:11 - 10 Shtator, 2023

schedule 15:11 - 10 Shtator, 2023

Ditën e premte, Maroku u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë. Tërmet i cili ka lënë mbi 2000 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Njerëzit e mbetur pa strehë nga katastrofa natyrore që goditi Marokun kanë kërkuar strehim në çdo ndërtesë që munden, përfshirë këtu edhe hotelin luksoz në pronësi të yllit të futbollit Kristiano Ronaldo.

Hoteli Pestana CR7 Marrakech i vlerësuar me katër yje është bërë një vend strehimi për të mbijetuarit e tërmetit të madh. Duket se hoteli luksoz i ka lënë mënjanë çmimet e kripura duke ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
“Hotelet janë të njëjta, por nga tërmeti na u desh të vinim në zonën e re të Marrakech, ku ka më shumë hotele luksoze. Tani kemi arritur të marrim hotelin e Kristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë.

Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë. Ne jemi në një holl me shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë” – tha një shtetase spanjolle, për kanalin 24h.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në tërmetin në Marok. Dashuri dhe lutje për të gjithë në Marok në këtë moment vërtet të vështirë”, – shkruante Ronaldo në postimin e tij ngushëllues në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!