Ndeshja më e rëndësishme e kampionatit italian këtë javë është ajo mes Interit e Lazios. Në prag të kësaj supersfide ka folur edhe ish-sulmuesi zikaltër, Hernan Crespo, i cili bën një krahasim mes Lukakut e Immobiles. Gjithashtu, ai ndalet dhe te patrioti i tij, Lautaro Martinez, të cilin e vlerëson maksimalisht.
“Më pëlqen Lautaro Martinez, mendoj se ai është lojtari më teknik nga të dy kampet. Nuk e them këtë sepse është argjentinas. Sigurisht që ka shumë vend për përmirësim dhe ende nuk e ka shprehur potencialin e tij të plotë. Padyshim që do të kisha patur dëshirë të luaja me të”, deklaron ish-i i Interit.
“Lukaku-Immobile? Janë të ndryshëm nga njëri tjetri, por që të dy shënojnë në momente kur ti nuk e pret. Nuk është e lehtë të mbash ritmin e tyre të golave. Lukaku është si një shofer dhe i gjithë ekipi mbështetet tek ai kur duhet të ecë përpara. Ndërsa Ciro është më finalizues i mirë dhe në zonën e penalltisë është i pamëshirshëm. Vazhdimësia me të cilën ai shënon është e çmendur”, përfundon Crespo. /abcnews.al