Ish-trajneri i Benfica-s, Jorge Jesus ka kritikuar Lionel Messin për “mungesë pasioni”, duke theksuar se Cristiano Ronaldo është më emocional.
“Nëse krahasoni dy lojtarët më të mirë në botë, mund të thoni se Messi nuk ka fare pasion. Ai është një futbollist i madh. Nuk dua të keqkuptohem. E kam fjalën për të shprehur pasionin për lojën, për futbollin. Ronaldo e ka deri diku, por Messi jo. Mendoj se Maradona ka spikatur veçanërisht në këtë drejtim”, citohet Jesus nga Daily Mail. /G.D abcnews.al/