CR7 zbulon ëndrrat e tij, një film në Hollywood dhe rekordi i Pele

schedule12:35 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 28 Dhjetor, 2019

Cristiano Ronaldo është i qartë: gjithçka e ka arritur me punë. Portugezi ka folur edhe sot, në Dubai International Sports Conference, dhe thekson se për të fituar duhet të jesh një kampion. “Nuk ka sekrete apo ndonjë mrekulli. Nuk ka qenë rastësi që kam fituar në çdo skuadër që kam shkuar. Kur je kampion, fiton gjithmonë”, thotë fillimisht sulmuesi i Juventusit.

Më tej ai shton: “Pa punë, dedikim, pasion për atë që bën, këto trofe, rekorde dhe statistika nuk mund t’i kesh. Gjëja më e rëndësishme është të jesh i motivuar në maksimum”. Portugezi më tej flet edhe për mënyrën se si e ruan formën dhe vazhdon që në moshën 34-vjeçare të jetë i njëjti.  “Të kujdesem për veten në këtë mënyrë bën pjesë në mënyrën time të jetesës.

Duhet të sakrifikoni dhe t’ia kushtoni 70% të jetës suaj futbollit, të kujdeseni dhe të njihni trupin tuaj. Jo të gjithë sportistët janë të gatshëm ta bëjnë diçka të tillë, e them këtë pa dashur të bëj polemika. Nëse doni të ruani nivelin e lartë, gjithmonë duhet të kërkoni dhe të mendoni maksimumin”, shton sulmuesin.

Ka fituar pothuajse gjithçka në futboll, por Ronaldo mendon edhe për periudhën pasi të ketë varur këpucët në gozhdë. “Gjithmonë përpiqem të mësoj. Dua të fitoj kohën që kam humbur për të studiuar, pasi ka jetë edhe pas futbollit. Fitimi i një Champions League më shumë apo më pak nuk do të më bëjë më të lumtur, edhe pse pa asnjë dyshim gjithmonë dua ta fitoj atë.

Po përgatitem për një jetë të re, ku dua të provoj gjëra të reja: Dua të përmirësoj gjuhën angleze, të bëj një film në Hollywood. Për ta bërë këtë duhet të dalësh nga zona juaj e rehatisë dhe të sfidoni veten”, deklaron CR7 mes të tjerash, ndërkohë që në fund ai tregon edhe rekordin që do të donte të thyente.

“Arritja e rekordeve është një proces i natyrshëm, për shkak te vetë punës tonë. Gjithmonë duhet të jeni gati, vetëm kështu mund t’i arrini rekordet. Thyerja e rekordit të golave, që mbahet nga Pele, do ishte krenari për mua nëse do ia arrija. Gjithsesi duhet ta them: të gjithë kanë historinë e tyre, Pele është gjithmonë Pele, kurse Ronaldo gjithmonë do jetë Ronaldo”, përfundon portugezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!