Ndarja e çmimeve mbrëmjen e djeshme nga FIFA ka marrë vëmendjen e mediave. Nga lojtari më i mirë deri të formacioni i vitit 2021, një sërë çmimesh u dorëzuar nga FIFA.
Lojtari “The Best” për vitin 2021 u shpall sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili këtë herë arriti të mposhte rivalin e tij Lionel Messi, pasi ky i fundit fitoi “Topin e Artë”.
Ajo që bie në sy në garën për lojtarin më të mirë të vitit që shkoi, është pozicionimi i Cristiano Ronaldos, ku ishte rezervuar vetëm vendi i 7-të në renditjen e FIFA-s.
Pasi u bënë publike edhe votimet e trajnerëve, kapitenëve, gazetarëve dhe tifozëve, ajo që tërheq vëmendjen është votimi i trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.
Siç duhet CR7 është “tradhëtuar” edhe nga trajneri i kombëtares së tij në votimet për më të mirin, teksa trajneri i kombëtares portugeze nuk e ka preferuar yllin e kombëtares së tij as në “Top 3-shen” e tij.
N’Golo Kanté, Jorginho dhe Lewandowski janë 3 lojtarët më të mirë sipas Santos, ndërsa sulmuesit të Manchester United i duhet të ngushëllojë veten me çmimin special të FIFA-s, si golashënuesi më i mirë në histori me kombëtaren e tij. /f.a/abcnews.al