Cristiano Ronaldo shënoi në fitoren e djeshme kundër Bayer Leverkusen, ndërkohë që pas ndeshjes foli për triumfin dhe paraqitjen e tij. Nuk mbetën jashtë diskutimit edhe problemet fizike të javëve të fundit, që sipas CR7 i përkasin së shkuarës.
“Ndihem mirë. Problemet fizike tanimë i përkasin së shkuarës. Kam pasur për katër javë një problem të vogël në gju, por tani jam mirë. Gjërat po përmirësohen, edhe për mua personalisht. Po luajmë mirë dhe po fitojmë gjithmonë e më shumë besim”, shprehet portugezi, i cili më pas komenton edhe të luajturit me Higuain dhe Dybala në sulm.
“Argëtohemi shumë të tre së bashku. Kur luaj me Dybala dhe Higuain kuptohemi shumë mirë. Është e qartë që vendimet i merr trajneri dhe nuk duhet t’i respektojmë, por nuk mund ta fsheh faktin që argëtohemi shumë kur luajmë së bashku”, shton sulmuesi i Juventusit.
“Reali në raundin tjetër? Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por do të ishte më mirë të përballeshim më vonë me ta. Do të firmosja që të takohemi me ta në finale”, përfundon Ronaldo, i cili ashtu si shokët e tjerë të skuadrës do të presin shortin e të hënës për të mësuar se më kë do të përballen në raundin tjetër të Champions League. /abcnews.al