CR7 reagoi kundër Manchesterit, deklarata e klubit: Ne do të marrim masa

schedule15:25 - 14 Nëntor, 2022

schedule 15:25 - 14 Nëntor, 2022

Cristiano Ronaldo thuhet se do ta paguajë shtrenjtë intervistën e paautorizuar të dhënë gazetarit Pers Morgan.

Vetë Manchester United e ka bërë të qartë, edhe pa paralajmëruar masa konkrete, me një deklaratë zyrtare.

“Manchester United merr parasysh mbulimin mediatk në lidhje me intervistën e Cristiano Ronaldo. Klubi do të vlerësojë përgjigjen e tij pasi të jenë mbledhur të gjitha faktet. Synimi ynë mbetet të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit dhe t’i japim vazhdimësi vrullit, bindjeve dhe bashkimit që po krijohet mes lojtarëve, drejtuesve, stafit dhe tifozëve”, thuhej në shënimin e klubit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!