Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka përjashtuar çdo spekulim për ndonjë afrim të mundshëm në merkaton e janarit. Ai tërhoqi çmimin si “Drejtori më i mirë” dhe u pyet nga gazetarët për situatën aktuale tek bardhezinjtë.
“Për momentin ekipi është i kompletuar. Ne e konsiderojmë veten si një nga ekipet më të mira të Europës”, deklaroi Fabio, kur u pyet për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Në lidhje me Ronaldon, pa hezitim deklaroi: “Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ekipin. Nuk kam asnjë dyshim që ai do të qëndrojë dhe për sezonin tjetër”.
Më tej Paratici foli edhe për sulmuesin kroat Mario Mandzukic, si dhe për holandezin Matthijs De Ligt. “Mandzukic po kalon një periudhë qetësie. Transferimi në Katar nuk u realizua kështu që ai qëndroi me ne. Të shikojmë çfarë do të ndodhë në janar.
De Ligt? Edhe Nedved, kur mbërriti në Torino, kishte probleme në përshtatjen me ekipin. Ajo që i nevojitet holandezit është vetëm kohë, unë kam besim”, përfundoi drejtori i Juventusit, Fabio Paratici. /abcnews.al