Cristiano Ronaldo dëshironte të qëndronte në Evropë. Sipas gazetarëve të Marca, golashënuesi 37-vjeçar po llogariste në një ofertë nga Real Madrid, në të cilën ai kaloi vitet e tij më të mira të karrierës.
Ronaldo ishte në pritje të një telefonate nga drejtuesit e Los Blancos kur u mbajt në formë në bazën stërvitore të klubit “mbretëror”. Megjithatë, Florentino Perez nuk ka dashur të kontaktojë lojtarin.
Pas kësaj, Cristiano vendosi të transferohej në Arabinë Saudite. Portugezi nënshkroi kontratë 2.5 vjeçare me klubin Al-Nasr. /G.D abcnews.al/