CR7 paguhet sa e gjithë Verona, “top10” në Itali dominohet nga Juventusi

schedule16:29 - 15 Janar, 2021

schedule 16:29 - 15 Janar, 2021

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer. Portguezi përveç rekordeve në fushë, vendos të tjera dhe jashtë saj. Bëhet fjalë për fitemet neto që kanë futbollistët e Serie A dhe sigurisht që kampioni është padyshim CR7.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, 33-vjeçari përfiton 28 milionë paund në sezon, plot katër herë më shumë se vendi i dytë në këtë renditje. Shifrat tregojnë dhe një herë tjetër potencialin e Cristianos, i cili fut në xhep po aq sa fitojnë në një sezon klube si Crotone, Spezia, Udinese apo dhe Hellas Verona.

 

Në vendin e dytë të kësaj renditje është mbrojtësi i juventinëve, Matthijs de Ligt, i cili përfiton plot 7.2 milionë paund në vit. Podiumin e mbyll bomber i Interit, Romelu Lukaku, me një përfitim prej 6.8 milionë paund në vit. Më posht është lista e dhjetë lojtarëve më të paguar në Serie A. /abcnews.al

  • 10. Zlatan Ibrahimovic (AC Milan): £6.3m
  • 9. Alexis Sanchez (Inter Milan): £6.3m
  • 8. Aaron Ramsey (Juventus): £6.3m
  • 7. Adrien Rabiot (Juventus): £6.3m
  • 6. Paulo Dybala (Juventus): £6.6m
  • 5. Edin Dzeko (Roma): £6.8m
  • 4. Christian Eriksen (Inter Milan): £6.8m
  • 3. Romelu Lukaku (Inter Milan): £6.8m
  • 2. Matthijs de Ligt (Juventus): £7.2m
  • 1. Cristiano Ronaldo (Juventus): £28m

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!