Juventusi është gati për fitoren e radhës. Bardhezinjtë e Sarrit presin nesër Lokomotivën e Moskës në shtëpi. Champions League është objektivi primar i kampionëve të Italisë, pavarësisht se Cristiano Ronaldo dëshiron të fitojë çdo trofe të mundshëm.
“Zonja e Vjetër” kryeson grupin D bashkë me Atletico Madrid me nga katër pikë, ndërsa rusët ndjekin me një pikë më pak. Ylli portugez flet për gjendjen dhe ecurinë e skuadrës.
Futbolli i Sarrit po fillon e aplikohet çdo ditë e më shumë dhe lojtarët po zbaviten. 34-vjeçari e pëlqen stilin e trajnerit dhe nuk i vendos limite vetes për të ardhmen e tij.
JUVENTUSI – “Skuadra po bën mirë, po luajmë një futboll ndryshe, më shumë sulmues. Roli im është i njëjtë dhe ndihem i lumtur. Kemi trajner të ri, shokë të rinj skuadre dhe po përmirësohemi. “Topi i Artë”? Kam zhvilluar një sezon fantastik, por nuk vlen aspekti individual”.
OBJEKTIVAT – “Duam të fitojmë gjithçka, si kampionatin edhe Championsin. Do ta kemi të vështirë, por Juventusi duhet të mendojë për objektiva të mëdha”.
SARRI – “Më pëlqen mënyra me të cilën dëshiron që të luajë skuadra. Me të kemi më shumë qarkullim topi dhe krijojmë më shumë raste. Kemi më shumë besim krahasuar me vitin e kaluar”.
E ARDHMJA – “Mosha është vetëm një numër për mua. Nuk është e thënë që në moshën 34-35 vjeçare ndodhesh në fund të karrierës. Ndihem shumë mirë dhe mund të vazhdoj të bëj diferencën”. /abcnews.al