CR7 nuk u transferua te Man City për shkak të Sterling, Pep nuk ishte kundër ardhjes

schedule18:38 - 24 Janar, 2023

schedule 18:38 - 24 Janar, 2023

Pse Cristiano Ronaldo nuk u transferua te Manchester City?

Në verën e vitit 2021, u raportua se qytetarët ishin të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit, i cili në atë kohë luante te Juventus. Megjithatë, në fund, portugezi kaloi te Manchester United.

Sipas Daily Mail, duke cituar El Mundo, trajneri i City, Pep Guardiola, nuk kishte asnjë kundërshtim për lëvizjen e Ronaldos. Në të njëjtën kohë, klubi ishte gati të nënshkruante me lojtarin vetëm nëse largoheshin dy sulmues.

Atë verë, Sergio Aguero u largua nga Citizens, i cili u transferua te Barcelona. Pranë një transferimi te klubi katalanas ishte edhe Raheem Sterling, por palët nuk arritën të bien dakord për kushtet e kontratës. Kjo ishte arsyeja e dështimit të kalimit të Ronaldos te Manchester City.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, portugezi ndërpreu kontratën me Manchester United dhe kaloi te Al-Nassr. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!