Cristiano Ronaldo nuk ka gjasa të largohet nga Manchester United këtë verë.
Sipas The Independent, Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin 37-vjeçar dhe nuk planifikon të blejë një sulmues të ri.
Agjenti i portugezit Jorge Mendes po studion mundësinë e transferimit të klientit, por nuk ka shumë blerës potencialë.
Një prej tyre ishte Chelsea, pronarët e të cilit ishin të gatshëm të konsideronin nënshkrimin e Ronaldos, por Cristiano nuk është në listën e objektivave të trajnerit të Bluve, Thomas Tuchel. /abcnews.al/