“CR7 më i madh se Pele! Braziliani shënonte me fat, sikur luante golf”

schedule11:57 - 23 Janar, 2021

schedule 11:57 - 23 Janar, 2021

Juventusi fitoi Superkupën e Italisë të mërkurën në mbrëmje. Bardhezinjtë e Pirlos mposhtën 2-0 Napolin, me Cristiano Ronaldon që realizoi golin e parë të takimit.

Një gol historik për yllin portugez dhe i 760-i në karrierë, duke u bërë goleadori më i mirë i historisë së futbollit. Ish-lojtari i Chelsea, Jason Cundy ka bërë një krahasim mes CR7 dhe Pele, legjendës braziliane.

Kurrë s’e kam parë Pele duke luajtur, por nuk jam i vetmi. Kush e ka parë le të më telefonojë dhe të më tregojë se sa i mirë ishte. Nuk po them që ka qenë lojtar i keq, nuk e them kurrë një gjë të tillë.

Ama, shumica e golave të tij kanë qenë me shans. Është pak a shumë si të luash golf, dhe kur disa njerëz shënojnë kartat e tyre të golfit. Mendoj se dhe Pele ka bërë një gjë të tillë“, deklaron Cundy.

Pele pretendon se ka shënuar 1283 gola në karrierën e tij, të ndara mes Santos, Brazilit dhe skuadrës amerikane të New York Cosmos, aty ku kaloi vitet e fundit të karrierës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!