Cristiano Ronaldo ka një mesazh për të gjithë njerëzit në këtë kohë të vështirë. Koronavirusi ka paralizuar gjithçka dhe shumë njerëz kanë humbur jetën. Ylli i Juventusit ka reaguar nga Madeira e Portugalisë, vendlindja e tij.
“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Sot nuk po ju drejtohem si një lojtar profesionist, por si një djalë, si një baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta pasur të qartë përballimin e emergjencës.
Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi tjetër. Dua të ofroj gjithë solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës Daniele Rugani. Mbështetja ime e vazhdueshme shkon edhe për profesionistët e shkëlqyer, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve”, shkruan CR7. /abcnews.al