Me ardhjen e trajnerit të ri në “Old Trafford” te Manchester United shumë gjëra do të ndryshojnë.
Shumë lojtarë janë me valixhe në duar, me teknikun aktual të Ajax, Erik ten Hag që ka një listë lojtarët që kërkon t’i marrë me vete në “teatrin e ëndërrave”, që t’i ketë nën urdhrat e tij sezonin e ri.
Një temë mjaft e diskutuar është edhe e ardhmja e sulmuesit kryesore, Cristiano Ronaldos. Për këtë herë pas here ngacmohet edhe trajneri aktual i djajve Ralf Rangnick, dhe së fundmi ai është shprehur se CR7 ka edhe një vit kontratë me United dhe s’ka arsye të largohet.
“Pse duhet të thotë lamtumirë Ronaldo? Ai ka edhe një vit kontratë, me sa di unë ai do të qëndrojë këtu edhe sezonin e ardhshëm”.
Ditët e fundit ka pasur shumë zëra që e çojnë portugezin drejt PSG ose Real Madrid, për shkak se Manchester United nuk mund të luajë vitin tjetër në Champions League. /f.a/abcnews.al