Shpesh herë ka debate të shumta së kush janë sulmuesit më të mirë të momentit në botë. Pikërisht rreth kësaj teme është pyetur Gonzalo Higuain gjatë intervistës së tij për “ESPN”. Ish-lojtari i Juventusit që tashmë është transferuar në MLS, nuk e përmendi aspak Cristiano Ronaldon ndër bomberët më të mirë, por sigurisht që zgjodhi të preferuarit e tij.
“Për mua më të mirët janë Lewandowski, Haaland dhe Benzema. Karim ka 12 vite që është në elitën e futbollit me Real Madridin. Leva shënoi dhe fitoi kudo që ka luajtur. Ndërsa Erling premton shumë për të ardhmen. Ai më ka befasur dhe është më të vërtetë një sulmues i shkëlqyer” deklaron argjentinasi.
“Gjatë historisë kemi patur sulmues të shkëlqyer si Suarez, Cavani, Lewandowski, David Villa, Benzema apo Ibrahimovic. Megjithatë, më i miri mbetet Ronaldo braziliani. Gjithmonë kam dashur të jem si ai, jam përpjekur në çdo mënyrë që t’a kopjoj atë.
Messi? Ai është magjik, gjithçka i vjen natyrshëm. Leo ka lindur ashtu dhe mendoj se talentin e ka në ADN-në e tij. Ne përpiqemi shumë që t’i bëjmë ato që bën Messi, ndërsa ai i bën pa mundim fare. Kjo është ajo që e bën atë unik”, përfundon Higuain. /abcnews.al