Gjithçka rrotullohet rreth Cristiano Ronaldos. Juventusi është në një udhëkryq të madh, por portugezin duan ta mbajnë në skuadër. Paga e tij e lartë, 31 milion euro në sezon, i tremb klubet e tjera, sidomos tani në këtë periudhë ku pandemia ka shkaktuar një krizë të madhe financiare.
Gjithsesi te Juventusi po mendojnë për çdo skenar të mundshëm. Gazzetta dello Sport raporton se nëse CR7 nuk largohet, atëherë bardhezinjtë do të shesin argjentinasin Paulo Dybala dhe do tentojnë transferimin e Arek Milik nga Marseille.
Një operacion normal në merkato, me shifra të pranueshme. Nëse CR7 largohet, atëherë te Juventusi kanë plane të tjera. Dybala qëndron dhe në ekip mund të afrohen emra si Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Erling Haaland, me këtë të fundit që shikohet si goditja më e madhe. /abcnews.al