Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në fitoren 2-1 kundër Bolognës. Juventusi hasi vështirësi mbrëmjen e kaluar kundër ekipit të Mihajlovic, që nuk e meritonte aspak humbjen.
Goli i katërt në kampionat këtë sezon për yllin portugez dhe i 25-ti në total. Një shifër të tillë e ka arritur në 38 ndeshje të zhvilluara. Më mirë se ai kanë bërë vetëm katërt lojtarë: Andriy Shevchenko, Ronaldo, Diego Milito dhe Vincenzo Montella.
Rekordi i përket trajnerit të Fiorentinës. Montella e ka arritur shifrën e 25 golave në vetëm 31 ndeshje. Më pas vjen Fenomeni brazilian. Ronaldo ia doli në 32 ndeshje, ndërsa argjentinasit dhe Shevës iu deshën 33 ndeshje për të mbërritur në shifrën e 25 golave në Serie A. /abcnews.al