Ç’po ndodh në Tiranë? Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton papritur protestë

schedule17:07 - 22 Maj, 2020

schedule 17:07 - 22 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë pasditen e sotme. Njoftimi i sotëm është bërë në mënyrë të papritur, vetëm pak orë para nisjes së protestës.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Aleanca bën të ditur se sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar. Në njoftim thuhet se ata nuk do të lejojnë të fillojnë punimet.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!

Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!

Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!”, thuhet në njoftim.

Protesta e fundit në shesh nga artistët u mbajt të mërkirën, ndërsa ditën e djeshme ata protestuan para SPAK. Artistët kanë njoftuar s edo të çojnë qytet më qytet peticionin për të marrë firmat kundër ndërtimit të një teatri të ri.

Ndërkohë në këto momente në Durrës është duke u zhvilluar protesta, ku qytetarët janë duke firmosur peticionin e artistëve. /abcnews.al