Covidi dhe shtatzënia, mjeket japin këshillat e domosdoshme për nënat e reja

schedule09:24 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:24 - 15 Dhjetor, 2020

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe gratë shtatzënë, por sa ndikon kjo te fëmija, rreziqet e mëdha që e prekin atë dhe deri tek momenti i ardhjes në jetë.

Për këtë kanë dhënë këshillat e tyre, në rubrikën ABC e Shëndetit, drejtuar nga Doktoresha Albana Daka, disa nga bluzat e bardha që janë në afërsi të këtyre situatave në vendin tonë.

Nuk kemi parë rritje të aborteve spontane, pra nuk kemi parë raste që kanë manifestuar çrregullimeve me shtatzëninë. Por ajo që dua të them është që rreziku është më i lartë në tremujorin e tretë.

Deri tani gjatë këtij muaji 42 gra, 12 lindje normale dhe 30 me opera. Të gjitha kanë qenë me shenja, përveç dy pacienteve që kanë qenë asimptomatike, të tjera nuk kemi pasur raste në ‘Mbretëresha Geraldinë.

Mënyra e lindjes nuk duhet të jetë sipas preferencës por sipas mjekut. Ne kemi mundësinë të kuptojmë shenjat e para të zgjidhjes. Përgjithësisht rekomandohet lindja me operacion, kështu mundësia e hormonit ulet. Ne kemi 5 raste që bebat janë pozitiv, sigurisht pa shenja. Nuk është se transportohet nga nëna te fëmija, por nuk i kemi pasur pa komplikacione”, tha doktoreshë Eliona Demaliaj.

Vetëm përmes kujdesit rutinë, larja e duarve apo vendosja e maskës, kjo situatë kalohet dhe nuk mund ta refuzojnë mënyrën që foshnja të ushqehet me qumësht gjiri edhe nëse nëna është pozitive.

Tani një pjesë e popullatës e kanë kaluar, edhe mund të ofrohen të ndihmojnë këto gra që po përballen me këtë situatë”, u shpreh mjekja neonate, Alketa Hoxha.

Nga ana tjetër, mjekja psikiatre, Kledi Lame, e cila është shtatzënë ka ndarë edhe eksperiencën e saj e infektuar me Covid.

Fillimisht nuk pata panik, ankthi filloi kur im shoq u sëmur se kishte simptoma të rënda. Frika u shtua kur më kërkuan eko imazherike dhe unë nuk pranova pasi prekte edhe pjesë të tjera. Dilemat ishin të jashtëzakonshme,por me mbështetjen e kolegëve të mi ja dola. Deri në momentin që vendosa ishte jashtëzakonisht e vështirë për medikamentet. Mendoja se kisha edhe një fëmijë tjetër. Kështu që duhet ta merrja përsipër dhe ta bëja këtë gjë vetë. Pas një jave, mjekja thotë se jemi brenda normave dhe unë jam në tremestrin e tretë. Momentalisht jam mirë, por jo gjithmonë e di se çfarë vjen pas lindjes”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!