Një lojtar i Manchester United është infektuar me koronavirus. Jesse Lingard ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e fundit që ka kryer.
Mesfushori ofensiv është izoluar menjëherë nga pjesë tjetër e skuadrës së OIe Gunnar Solskjaer, duke nisur në këtë mënyrë karantinën.
28-vjeçari ka humbur miqësoren e ditës së nesërme ndaj Evertonit (13:45), por edhe duelin e parë të sezonit të ri të Premier League.
Wishing you a safe and speedy recovery, @JesseLingard ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 7, 2021
United pret Leeds e Bielsas më 14 gusht (13:30) në “Old Trafford”. “Fatkeqësisht, Jesse Lingard është i padisponueshëm pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ai është izolohet në përputhje me Udhëzimet e Qeverisë dhe Premier League“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit anglez. /abcnews.al