COVID shuan mjekun në Vlorë, Brataj mesazh ngushëllues: Ishim shokë fakulteti

schedule14:10 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 14:10 - 8 Dhjetor, 2020

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut gjinekolog nga Vlora, Leonard Kamberi. Brataj thotë se ka qenë shok fakulteti me Kamberin.

“Dr. Leonard Kamberi na hidherove shume me largimin e parakohshem. Shoke fakulteti, mik dhe koleg i pergatitur dhe i perkushtuar, Covid-19 nuk te kurseu as ty. Lamtumire dhe te qofte dheu i lehte”, shkruan Brataj.

Kreybashkiaku i Vlorës Dritan Leli zbuloi në mesazhin e tij ngushëllues se Kamberi do të bëhej baba brenda pak ditësh./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!