COVID shkakton probleme në aparatin tretës. Mjeku në spitalin “Hygeia”: Konsultohuni me specialistët

schedule17:23 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:23 - 21 Shtator, 2021

Përveç problemeve me rrugët e frymëmarrjes shumë persona të prekur nga Covid 19 po shfaqin dhe çrregullime në aparatin tretës. Mjeku gastroenterolog, endoskopist në Spitalin “Hygeia” në Tiranë Plarent Kapo tregon arsyen.

“COVID prek aparatin tretës sepse ajo lidhet në organizëm duke përdorur një receptor një angiotenzinë ACE2. Në një studim thuhet që ACE2 evidentohet në 150 tipe të ndryshme qelizash duke hyrë në qelizat e zemrës, të veshkave, në gojë, në hundë, sidomos edhe në enterocitetet që gjenden në zorrë të hollë dhe në zorrë të trashë”, shprehet mjeku.

Diarreja, nausea, anoreksia, dhimbja e kokës  janë disa prej shqetësimeve tek këta pacientë. Mjeku tregon se ato mund të vijojnë dhe pas negativizimit nga Covid 19.

“Mund të fillojnë si para shqetësimeve ose simptomave respiratore ose mund të mbeten edhe pas shërimit të plotë të sëmundjeve pulmonare. Në bazë të studimeve është parë që prania e RNA-së së virusit edhe në feçet e pacientëve të infektuar me COVID -19. Kjo bën që të mendohet që transmetimi i virusit mund yë vijë edhe në rrugët oro-fekale. Dhe te disa pacientë prania e RNA-së në ekzaminimin e feçece del pozitiv edhe pas 10-12 javësh të testit negativ ose tamponit negative nazo-faringial”, thotë Kapo.

Konsulta me specialistin dhe kryerja e disa analizave specifike është këshilla e gastroenterologut Plarent Kapo.

“Prania e angiotenzinës ACE2 është parë edhe në gjëndrat ekzokrine dhe në qelizat pankeratike. Dhe studimet kanë zbuluar se kur COVID hyn në pankeras ndërpret metabolizmin e glukozës dhe qelizave beta. Kjo bën që të altnernohen dhe të rriten sidomos alimaza dhe lipaza, Gjithmonë rekomandohet të bëjnë të gjithë ekzaminimet”, nënvizon ai.

Ndërkohë mjeku sugjeron konsumin e sa më shumë lëngjeve dhe konsumin e ushqimeve të cilat rregullojnë florën bakteriale të stomakut. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!