COVID shkakton diabet. Rreth 1/3 e pacientëve, probleme me sytë

schedule15:35 - 21 Shkurt, 2023

schedule 15:35 - 21 Shkurt, 2023

Mund të mos keni vuajtuar nga diabeti, por e keni zbuluar pas kalimit të Covid 19. Koronavirusi është bërë shkak për shfaqjen se sëmundjes së sheqerit në gjak. Përfundimi vjen nga ekspertë të shëndetësisë të cilët kanë studiuar shifrat e të prekurve dhe në vendin tonë.

Diabeti po cilësohet si epidemia e shekullit. Sëmundja e heshtur po shton rastet me shpejtësi. Aktualisht në vendin tonë rezultojnë të prekur prej tij rreth 86 mijë persona, por mjekët mendojnë se numri është më i lartë se kaq.

Komplikacioni më i shpeshtë i nivelit të lartë të sheqerit në gjak është dëmtimi i syve deri në verbëri. Rreth 1/3 e personave me diabet vuajnë dhe nga retinopatia diabetike. Por përveçse një sëmundje me kosto të lartë shëndetësore diabeti është kthyer dhe në një problem ekonomik.

Parandalimi kushton më pak se kurimi. E në këtë pikë mjekët apelojnë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, yndyrnat dhe hipertensionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!