Covid shkakton dhe pagjumësi, këshillat e mjekut

schedule16:03 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:03 - 20 Shkurt, 2022

Ankthi dhe stresi nga Covid kanë shkaktuar te shumë persona të infektuar, pagjumësi. Mjekja neurologe Entela Basha shpjegon se pagjumësi mund të vazhdojë deri në 3 muaj pas negativizimit.

“Moshat variojnë, nga të rejat deri te të vjetrat. Kështu që nuk mund të them saktësisht se kush është grupmosha që ankohet më shumë.”

Trajtimi i pagjumësisë nuk është i thjeshtë. Mjekja thotë se në shumë raste medikamentet nuk janë funksionale.

“Mjekohet mirë, ka një grup të madh medikamentesh. E rëndësishmja është gjetja e shkakut të pagjumësisë.”

Pagjumësia nuk është sëmundje, dhe kjo e bën më të vështirë trajtimin nga ana e mjekëve për shkaqet. Thonë se ajo lidhet me shumë sëmundje të tjera të cilat duhen diagnostikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!