COVID: Portugalia humbet një titullar, e zëvendëson lojtari i Milanit

schedule11:20 - 13 Qershor, 2021

schedule 11:20 - 13 Qershor, 2021

Portugalia ka marrë një lajm të keq dy ditë përpara ndeshjes së parë në Euro 2020. Kampionët në fuqi do të përballen me Hungarinë në “Puskas Arena” të Budapestit (15 qershor, ora 18:00).

Të gjithë pjesëtarët e kombëtares luzitane i janë nënshtruar testeve të koronavirusit dhe një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai është Joao Cancelo, futbollisti i Manchester City.

27-vjeçari gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur menjëherë karantinën. Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos nuk ka humbur dhe ka ftuar milanistin Diogo Dalot në vend të Cancelos. /abcnews.al

 

Dalot dhe Pioli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!