Covid në Britani, Johnson relaksohet: Nga e hëna përqafime për miqtë dhe familjen

schedule21:08 - 10 Maj, 2021

schedule 21:08 - 10 Maj, 2021

Mbledhjet e deri në 30 personave jashtë vendit, aktivitete të organizuara sportive e deri tek përqafimet do lejohen nga e hëna në Britani. Po ashtu hotele e lokalet do të jenë të hapura.

Një kthim spektakolar në normalitetin e pas pandemisë është ajo që Britania aspiron të bëjë nga e hëna e ardhshme, duke lehtësuar shumë masat e distancës sociale të marra për shkak të koronavirusit.

Nën udhërrëfyesin e shpallur nga qeveria, por edhe të të dhënave të mira epidemiologjike, pas muajsh ndalimesh, kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se qytetarët do të jenë në gjendje të përqafojnë , ose të shkëmbejnë shtrëngim duarsh me familjen dhe miqtë e tyre , ndërsa ambientet e brendshme të hapen edhe pub – et po ashtu.

Në ambiente të hapura tani mund të bëhen grumbullime në 30 njerëz dhe për ambientet e brendshme të lejuara, mbledhje deri në gjashtë vetë ose dy shtëpi.

Tani qytetarëve u kërkohet të vendosin vetë nëse do të respektojnë masat e distancës sociale kur takohen me miqtë dhe familjen.

Boris Johnson sqaroi se relaksimi i madh i masave nuk do të thotë që masat paraprake do të hiqen. “Në fakt, për më shumë se një vit në një pandemi, të gjithë e dimë se kontakti i ngushtë, të tilla si përqafimet, është një mënyrë e drejtpërdrejtë e transmetimit të sëmundjes,” tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të konsiderojnë të mundshëm infektimin.

” Mos harroni se jashtë është më sigurt sesa në ambiente të mbyllura dhe nëse takoheni në ambiente të mbyllura, mos harroni të hapni një dritare dhe të lini ajër të pastër” , tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi nga qytetarët që të testohen rregullisht, në mënyrë që nëse janë bartës asimptomatik, të mos e transmetojnë sëmundjen pa e ditur.

Të hapur për herë të parë, pub-et, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve brenda për herë të parë këtë vit. Në të njëjtën kohë, kinematë, stadiumet dhe vendet e eventeve po rihapen .

Qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri jashtë vendit për sa kohë që ata ndjekin rregullat e qeverisë për sigurinë kombëtare dhe protokollet për vendet e tjera.

Njoftimet e kryeministrit vijnë vetëm disa orë pasi zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se niveli i alarmit të koronavirusit kishte rënë nga niveli 4 në 3.
Relaksimi vjen pasi të dhënat tregojnë se 1/3 e të rriturve në Britani janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa më shumë se 53 milion vaksina janë bërë në vend./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!