Covid kthen shtëpitë në spitale, ABC vëzhgim në disa farmaci për të parë sa kushton receta

schedule19:16 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:16 - 16 Nëntor, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Nga marsi i 2020 Shqipëria numëron 28.432 persona të infektuar me Covid-19. Shumë prej tyre e kaluan virusin pa simptoma të rënda duke u vetë-izoluar, ndërsa shumë qytetarë të tjerë vendosën që banesat e tyre t’i kthejnë në spitale, duke u ndjekur personalisht nga mjekët me medikamente por edhe me injeksione apo oksigjen kur gjendja paraqitej më e rënduar.

Por sa i kushton një shqiptari përballja me Covid-19?

“Një i sëmurë asimptomatik ose me formë të lehtë nga mjeku i familjes kryesisht trajtohet me vitamina terapi dhe vlera i shkon nga  4.000  deri në 5 000 lekë. Ndërsa një i sëmurë serioz me probleme me temperaturë të lartë dhe me probleme me frymëmarrjen kërkon mjekim më shumë të specializuar dhe fatura shkon nga 30.000 mijë në 35.000  mijë lekët”, ka thënë farmacisti.

Abc-së ju mundësua të kishte akses në disa receta pacientësh të infektuar me koronavirus të cilët vijojnë të kurohen nga shtëpia.

“Pacieni që ka virusin deri në ditën e katër trajtohet me vitaminat C,D ej dhe i rekomandohet të pushojë”, është shprehur një farmaciste.

Në fazën fillestare të infektimit një qytetar përballet me një protokoll shëndetësor që parashikon vitaminat c,d, aspirant protect. Për siguri pacientit i sugjerohet të marr edhe një oksimetër, aparat që mat nivelin e oksigjenit në gjak. Fatura për fazën e parë të përballjes me virusin kap vlerën e 4.742 lekë.

Nëse pacienti shfaq probleme në frymëmarrje dhe simptoma më të rënda, mjekët e familjes firmosin protokollin e dytë të për të sëmurët me Covid. Fatura për fazën e dytë të përballjes me Covid-19 në kushtet e shtëpisë ka një vlerë prej 7.888 lekë.

Kjo është një tjetër recetë për një të sëmurë me Covid. Pacienti ka simptoma të rënda dhe medikamentet që ai merr janë më agresive për të luftuar virusin. Kjo recetë ka një vlerë prej 17.971 lekë.

Kur pacientët shfaqin shenja të rënda shëndetësore si pasojë e infektimit, por sërish ata zgjedhin që të kurohen në banesat e tyre, mjekët japin një recetë të tillë me këto barna. Kjo recetë ka një vlerë prej 36.108 lekë.

Në këtë protokoll trajtimi nuk përfshihet pagesa private për infermierët që ndjekin privatisht pacientët në banesat e tyre apo aparatet e oksigjenit të cilat gjithashtu sigurohen privatisht dhe kanë një kosto të lartë financiare.

Medikamentet që pacientët trajtohen në përballjen e tyre me koronavirus ende janë të pa rimbursueshme nga shteti.

Politika e rimbursimit ka të bëjë me barnat që trajtohen pacientë kronik që trajtohen për një periudhë nga 6, 1 vit apo për të gjithë jetën ndërsa për viruset nuk ka një politikë të tillë rimbursimi”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!