“Covid i zgjatur” mund të dëmtojë cilësinë e jetës më shumë se kanceri

schedule15:45 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:45 - 8 Qershor, 2023

Shumë njerëz që vuajnë nga Covid i zgjatur, gjendje ku simptomat e Covid vazhdojnë për javë e muaj pas infektimit  kanë një cilësi më të ulët të jetës në lidhje me shëndetin sesa njerëzit me disa lloje kanceresh, sipas një studimi të fundit.

Lodhja është simptoma me ndikimin më të madh në jetën e përditshme të njerëzve, sipas një studimi të udhëhequr nga studiues në University College London (UCL) dhe University of Exeter.

Rezultatet e tyre të cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin ishin gjithashtu më të ulëta se ato të njerëzve me kancer të avancuar metastatik, siç është kanceri i mushkërive në fazën 4.

Në përgjithësi, ndikimi i Covid të zgjatur në aktivitetet e përditshme të pacientëve ishte më i keq se ai për pacientët me goditje në tru dhe i krahasueshëm me njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit.

“Në mënyrë tronditëse, hulumtimi ynë ka zbuluar se Covidi i zgjatur mund t’i lërë njerëzit me lodhje dhe cilësi më të keqe të jetës se disa lloje kanceri, megjithatë mbështetja dhe mirëkuptimi nuk janë në të njëjtin nivel,” tha autori i studimit, Prof. Ëilliam Henley.

“Ne kemi nevojë urgjente për më shumë kërkime për të të mbështetur njerëzit që përpiqen të menaxhojnë këtë gjendje të re.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!