Edhe pse pandemia e Covid – 19 duket të jetë drejt fundit nuk mund të themi të njëjtën gjë për pasojat që ky virus ka lënë pas gjë me të cilën po përballen çdo ditë mjekët, sidomos kur bëhet fjalë për pasojat nga “Long Covid” – Covid i zgjatur.
Sipas mjekut pneumolog të Spitalit Hygeia, dr.Ardian Qosja, rezulton se rreth 70% e pacientëve të prekur nga COVID-19 kanë përjetuar më pas probleme shëndetësore me mushkëritë, fakt ky i vërejtur edhe tek pacientët të cilët e kanë kaluar lehtë këtë infeksion.
Për më tepër mbi pasojat që Long Covid ka në mushkëri, simptomat dhe rëndësinë që ka paraqitja menjëherë te mjeku pneumolog për të marrë diagnozën & trajtimin e duhur, na informon në videon informuese më poshtë mjeku pneumolog, dr. Ardian Qosja.
View this post on Instagram