Covid-19 “zë rrënjë” te Salernitana, 5 infektime të reja

schedule09:33 - 4 Janar, 2022

schedule 09:33 - 4 Janar, 2022

Covid-19 ka shpërthyer te skuadra e Salernitana në Seria A. Në skuadrën ku aktivizohet edhe lojtari shqiptar Frederik Veseli, numrit të infektuarve u janë shtuar edhe 5 lojtarë të tjerë, duke e dërguar numrin total të infektimeve në 11.

Nga këta 11 persona 9 janë futbollistë dhe ndërkohë autoritetet shëndetësore të Salernos paralajmërojnë një shtyrje të sfidës ndaj Venecias më 6 janar për shkak të kësaj vale të re të Koronavirusit.

Nuk është bërë akoma e ditur se cilët janë lojtarët e infektuar, dhe nëse mbrojtësi i kombëtares është njëri prej tyre apo jo.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!