Covid-19 “zë rrënjë” te Leipzig , plot 6 lojtarë të tjerë të infektuar

schedule09:51 - 27 Nëntor, 2021

schedule 09:51 - 27 Nëntor, 2021

Nënkapionët e Leipzig po kalojnë një moment të vështirë, teksa është ‘pushtuar’ nga Covic-19.

Plot 6 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus përpara ndeshjes së fundjavës me Bayern Leverkusen në kampionat.

Në fillim të kësaj javë u konfirmuar 3 raste me Covid, ndërsa tani në fundjavë listës i janë shtuar edhe 6 futbollistë të tjerë duke e quar numrin e të prekurve në 9.

Trajneri Jesse March, portiere Peter Gulacsi dhe një pjesëtar i stafit teknik, rezultuan pozitivë përpara takimit në Champions League kundër Club Brugge sfidë që Leipzig e fitoi 0-5.

Dje janë kryer tamponët e radhës dhe pozitivë me Covid-19 kanë dalë mbrojtësi Ëilli Orban, sulmuesit Yussuf Poulsen dhe Hugo Novoa, trajneri i portierëve Frederik Gosling.

Por edhe mbrojtësi Mohamed Simakan e një tjetër pjesëtar i stafik teknik. Këta dy të fundit nuk ishin pjesë e ekipit në transfertën belge.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!