COVID-19 nuk di të largohet nga Bayerni Munich dhe duket sikur ka ‘zënë rrënjë” në këtë skuadër.
Sipas mediave gjermane në klubin bavarez janë shfaqur 3 raste me covid-19. Mbrojtësi Josip Stanisi, menaxheri Bastian Wernscheid dhe një tjetër pjesëtar i stafit që nuk është bërë akoma emri i tij publik.
Ky sigurisht është një lajm i keq për Bayern, pasi vetëm 2 ditë para sfidës me Augsburg rezultojnë pozitiv pjesëtarë të skuadrës.
Lajm i mirë është sepse nuk ka lojtarë të karantinuar sepse gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur kontakte me personat e infektuar. /f.a/abcnews.al