COVID-19 trondit Kosovën, infektohen trajneri Challandes dhe një tjetër

schedule10:06 - 11 Nëntor, 2020

schedule 10:06 - 11 Nëntor, 2020

Kosova preket nga COVID-19. FFK ka zbuluar se nga testet e bëra ka dalë pozitiv trajneri Bernard Challandes dhe një pjesëtar tjetër i stafit. Kështu, në përballjen e sotme me Shqipërinë zvicerani do të mungojë dhe Dardanët do i drejtojë Muharrem Sahiti.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”, njofton FFK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!