COVID-19 tërbon Andrea Pirlon, infektohet ylli i Juventusit

schedule18:48 - 8 Janar, 2021

schedule 18:48 - 8 Janar, 2021

Juventusi preket nga COVID-19. Një tjetër mbrojtës ka dalë pozitiv dhe ai është holandezi Matthijs De Ligt. Titullari i bardhezinjve ka bërë tamponin një ditë më parë dhe sot ka dalë përgjigja.

“Juventusi njofton se pas kontrolleve të fundit në bazë të protokollit në fuqi, Matthijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari momentalisht është izoluar në mënyrë vullnetare”, njoftojnë kampionët në fuqi të Italisë.

Para ndeshjes me Milanin kishin dalë me COVID-19 edhe dy futbollistë të tjerë, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro. Kështu numri i mungesave te Juventusit prej koronavirusit shkon në tre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!