Covid-19, studimi i ri amerikan: Të pranohet se lufta ka ndryshuar

schedule12:20 - 31 Korrik, 2021

schedule 12:20 - 31 Korrik, 2021

Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masaçusets tani dihet: Gati tre të katërtat e të infektuarve ishin të vaksinuar plotësisht. Në përgjithësi pas disa organizimeve në Barnstable u konstatuan 469 raste të Coronës, nga të cilët 74% ishin persona të vaksinuar plotësisht. Në 133 raste të provave të testuara u gjet varianti Delta në 90% të tyre, thuhet në studim.

Si sëmundja e lisë?

USA CDC-Chefin Rochelle WalenskyDrejtuesja e CDC, Rochelle Walensky

Sasia e virusit tek të infektuarit me variantin Delta është dukshëm më e lartë dhe infektimi mund të transmentohet me lehtësi, thuhet në një raport të brendshëm të Autoritetit Amerikan të Shëndetësisë, CDC, të publikuar nga gazeta e njohur, “Washington Post”. Duhet „të pranohet se lufta ka ndryshuar”, thuhet në një nga faqet e raportit. Delta është po aq ngjitëse si lija e dhenve, beson ky autoritet. Lija e dhenve dihet, se mund të përhapet edhe në disa metra përmes ajrit. Drejtuesja e CDC, Rochelle Walensky e vlerësoi studimin si mjaft shqetësues. Së fundmi ky autoritet kishte përshtatur rregullat kundër virusit me përhapjen e variantit Delta përfshirë ashpërsimin e tyre. Edhe për të vaksinuarit rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Por efektshmëria e vaksinës kundër COVID-19 nuk është vënë në dyshim nga CDC. Vaksina edhe në rastet e infektimit me Delta mbron me gjasë të madhe nga ecuria e rëndë e sëmundjes apo vdekja. Ky variant i virusit shënon në SHBA më shumë se 80% të rasteve. Aktualisht në SHBA fushata e vaksinimit ndodhet në vendnumëro./DW